Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi shprehet se Prokurorja e Krimeve të Rënda Donika Prela nuk është më në krye të këtij pozicioni, pasi sot në vend që të thërriste Ardi Veliun dhe Taulant Balllën për ti marrë në pyetje, ajo i del në mbrojtje.
“Prokurorja Donika Prela konfirmoi sot se nuk është në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, por ka marrë detyrën te kryesoje Task Forcën e ngritur nga Rama-Xhafaj për të mbrojtur Agron Xhafajn. Kur duhet të thërriste me urgjence Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Veliun dhe Ballën për ti marrë në pyetje, bën avokaten e tyre”.
Mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion”, u publikua një kamera e fshehtë e ku i arrestuari për çështjen “Babale”, Alfred Alizoti implikon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe deputetin Taulant Balla
Lidhur me këtë kamerë Policia e Shtetit e ka konsideruar fund e krye të pavërtetë pretendimin e Alfred Alizotit se është kontaktuar dhe shoqëruar për në prokurori nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Në një reagim për mediat, Policia e Shtetit thotë se “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka qenë për asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe në asnjë cilësi shoqërues, kontaktues apo në çdo formë tjetër i shtetasit Alfred Alizot
Gjithashtu edhe Taulant Balla i ka hedhur poshtë pretendimet e Fredi Alizotit se mes tyre ka patur një takim për çështjen e audiopërgjimit të Albert Veliut.
Reagimi i plotë
Prokurorja Donika Prela konfirmoi sot se nuk është në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, por ka marrë detyrën te kryesoje Task Forcën e ngritur nga Rama-Xhafaj për të mbrojtur Agron Xhafajn. Kur duhet të thërriste me urgjence Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Veliun dhe Ballenë për ti marrë në pyetje, bën avokaten e tyre.
Dëshmia e porositur nga grupi i posaçëm i Kryeministrit vlen për Donika Prelën, ndërsa denoncimi i grupit nga i njëjti person me zë dhe figure nuk vlen.
Është vënë shteti në mbrojtje të krimit. Pas 18 Dhjetorit 2017, kur Prokurorja Provizore Arta Marku u zgjodh në një seance turpi, nuk ka më asnjë çudi pse prokuroria sot i shërben pushtetit deri dhe me mbulim të krimit!
/tvklan.al