Bylykbashi: Duhet ekspertiza e OSBE, po rrezikohet reforma



Bylykbashi: Duhet ekspertiza e OSBE, po rrezikohet reforma

14:05 01/10/2020

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, pas takimit të sotëm tha se opozita këmbënguli se duhet kërkuar ekspertizë nga OSBE. Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi u shpreh se Partia Socialiste ka frikë nga një arbitër, që në këtë rast do të jetë OSBE-ja.

Ai shtoi se nëse PS nuk ndryshon qëndrim, bllokohet funksionimi i Këshillit Politik, dhe për rrjedhojë bllokohet dhe Reforma Zgjedhore.

 “Opozita nguli këmbë në mbledhje që e vetmja pikë e agjendës të jetë nënshkrimi i përbashkët për kërkesën drejtuar OSBE/ODIHR për ndryshimin e rregullave themelore. Gjiknuri ngulte këmbë që të mbajë të pandryshuar qëndrimin e tij për të ndryshuar rregullat, ndërkohë që loja ka filluar. Opozita kërkoi me insistim që t’i drejtohemi ODIHR.

PS përsëri sot nënvizoi frikën e saj nga përgjigja që do të vijë nga ai që kemi pranuar të jetë arbitër të gjithë. Nëse PS nuk ndryshon qëndrim, bllokon funksionimin e Këshillit Politik, e për rrjedhojë edhe Reformën Zgjedhore, që është një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh ndër të tjera Bylykbashi./tvklan.al




Të ngjashme