“Nuk ka sistem që ta shpëtojë Ramën nga humbja e thellë që e pret”!

Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, i konsideron krahasimet e mazhorancës në lidhje me koalicionet se sistemi italian nuk është i njëjtë me atë shqiptar si broçkulla. Sipas tij, mazhorancës i është provuar publikisht që gënjejnë kur thonë se koalicioni me listë të përbërë nuk përdoret dot me listat e hapura.

“Italia i zgjedh “parlamentet” lokale të Romes, Milanos, Bolonjës apo Firences me votim proporcional me lista të hapura ku zgjedhësi ka të drejtë të votojë dy kandidate nga lista e partisë së koalicionit. Partitë italiane në këto zgjedhje parlamentesh lokale lidhen ne koalicion njësoj si në Shqipëri, por ruajnë identitetin duke garuar secila me listën e vet te hapur të kandidateve. Zgjedhësit italianë kanë të drejtë të zgjedhin kandidatin që duan tek lista e partisë së koalicionit.

Thanë që me koalicionin siç e kemi ne, me listë të përberë, fleta e votimit bëhet shumë e komplikuar. Por ja që Italia e ka zgjidhur. Zgjidhjen me një fletë të thjeshte votimi e kemi demonstruar edhe ne prej disa muajsh”, shkruan Bylykbashi.

Bylykbashi thotë se nuk ka sistem që e shpëton Ramën nga humbja e thellë në zgjedhjet e ardhshme. /tvklan.al