
Byrek francez
Përbërësit:
300 ml qumësht
300 gr miell
125 gr gjalpë
100 gr djathë kaçkavall
100 gr pomodorini
100 gr salmon i tymosur
50 gr kërpudha
30 gr ullinj të zi
4 kokrra vezë
1 karotë
1 kungull
1 qepë e kuqe
1 spec
Pak majdanoz
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim në një tas miellin, shtojmë në të kripë, piper, qumësht, vëzë, vaj ulliri dhe i përziejmë. Më pas shtojmë tek brumi edhe gjalpin me temperaturë ambienti dhe vazhdojmë e përziejmë. Kur brumi të jetë gati e mbështjellim me letër pelikul dhe e lëmë të pushojë pak.
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim fillimisht qepën, më pas karotat, specat, ullinjtë majdanozin, hudhërën, kungullin, kërpudhat dhe pomodorinit. Pasi të skuqen të gjitha perimet i heqim nga soba dhe shtojmë salmonin e tymosur të prerë në kubikë, pana, djathë të grirë, vezë dhe i përziejmë të gjithë ingredientët bashkë.
Hapim brumin, por jo shumë hollë, e presim në formën e tavës ku e vendosim, mbi petë shtojmë mbushjen dhe mbi të sërish petë. Në fund e lyejmë petën me vezë dhe e fusim në furrë që të piqet në 180 gradë./tvklan.al
