Përbërësit:

500 gr mollë jeshile

100 gr lajthi

250 gr sheqer

300 gr miell

100 gr gjalp

3 vezë

1 limon

1 lugë pluhur pjekjeje (baking powder)

Përgatitja:

Qërojmë dhe presim në feta të holla mollët dhe më pas i spërkasim me pak lëng limoni për të ruajtur ngjyrën. Përziejmë sheqerin dhe të verdhat e vezëve në një enë dhe i shtojmë gjalpin, miellin, pluhurin e pjekjes dhe pak lëkurë të grirë limoni. Më pas i shtojmë mollët, të bardhat e vezëve dhe lajthitë e copëtuara.

Masën e përgatitur e hedhim në tepsi dhe i shtojmë pak gjalpë sipër. E vendosim të piqet në 180 gradë Celsius për 45 minuta dhe më pas e lemë të ftohet. Byreku është gati për t’u konsumuar. Ju bëftë mirë!/

tvklan.al