Byrek me salmon

Byrek me salmon

15:20 24/07/2019

Përbërësit:

300 gr bizele të grira

200 gr salmon

100 gr patate

1 lime

1 petë byreku

1 qepë

1 vezë

Borzilok

Hudhër

Mente

Piper rozë

Piper i zi

Kripë

Përgatitja:

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim fillimisht qepën, borzilokun dhe hudhrën. Më pas shtojmë në tigan patatet, piper rozë, pak bizele dhe sapo të skuqen të gjitha bashkë shtojmë pak ujë.

Ndërkohë që ziejnë shtojmë edhe salmonin e pastruar nga halat dhe lëkurë limoni. I lëmë të ziejnë për pak minuta të gjithë ingredientët bashkë dhe më pas i lëmë të ftohen.

Në një tenxhere me ujë ziejmë bizelet. Ndërkohë presim në forma katrore petët e byrekut dhe i mbushim me masën që përgatitëm. Pasi t’i mbyllim i lyejmë me vezë dhe i fusim në furrë që të piqen për 5 minuta në 200 gradë. Vendosim në mikser bizelet, borzilok, mente, vaj ulliri, kripë, piper dhe i bëjmë krem. Marinojmë sallaturinat me limon, kripë, piper, vaj ulliri dhe i vendosim në pjatë. Vendosim në pjatë po ashtu kremin e bizeleve dhe pjata është gati për t’u servirur./tvklan.al

Të ngjashme
UKT