Byroja Shqiptare e Sigurimit nuk ka paguar ende detyrimet që ka ndaj qytetarëve të dëmtuar të cilat datojnë përpara 10 vjetësh.

Edhe pse me një vendim të prerë në muajin Shkurt , Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare urdhëroi Byronë që të nisë autorizimin e pagesave për shoqëritë e sigurimit, proçesi vijon që të jetë i ngadaltë.

Nga 4.6 milionë Dollarë borxhe ndaj të dëmtuarve në aksidente për vitet përpara 2013-ës, janë shlyer vetëm 1.6 milionë.

Kjo ka detyruar AMF-në që të vendosë gjobë ndaj drejtorit të Byrosë, i cili nuk ka kontraktuar ende edhe një kompani auditimi, një detyrë që i është lënë me dy vendime të ndryshme të AMF-së.

Por një reagim i kundërt ka ardhur nga asambleja e Byrosë, e cila ka kërkuar sërish që të emërojë si drejtor të përhershëm e jo të komanduar, të njëjtin që nuk ka zbatuar vendimet e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Edhe kjo kërkesë është refuzuar nga AMF.

Fondi i Kompensimit përveç borxheve të akumuluara në vite, ka krijuar detyrime të reja në masën e 4 milionë Dollarëve edhe në fund të vitit që shkoi. Por pavarësisht vendimeve që po merr AMF, Byroja vijon të mos ekzekutojë asnjë urdhër.

Tv Klan