Të hedhësh topin e fajit në portën e Bashkimit Europian kur Shqipëria e Kosova kanë bërë hapa mbrapa në rrugën e integrimit, për ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare është jo vetëm e gabuar por edhe në dëm të vendit.

Enver Bytyçi, profesor i asociuar:

“Nuk mjafton që Shqipëria e Kosova të bien dakort me disa strategji gjeopolitike të europiane por duhet që shqiptarët të mos mendojnë të emigrojnë në Europë. Kjo e mban Shqipërinë pas porte”.

Bytyci analizon edhe deklarartat e Kryeministrit shqiptar, i cili është shprehur se nëse BE nuk na integron në gjirin e saj mund të përfitojnë palët e treta.

Enver Bytyçi:

Duan të kopjojnë politikën e Beogradit. Kjo është një kartë që Serbia e luan me virtuozitet dhe me shumë sukses. Por nuk mund ta luaj asnjë autoritet shqiptar, pasi nëse Serbia ka investime ruse në Shqipëri janë investimet euro –amerikane dhe është e pamundur, as europianët s’ta besojnë një deklarim të tillë”.

Ankorimi në brigje të tjera jashtë Bashkimit Europian vetëm e dëmton Shqipërinë.

Enver Bytyçi:

“Deklarata të tilla e çojnë Shqipërinë ose shqiptarët në Ballkan në izolim, se nuk të pranon as Moska, as Ankaraja, e askush”.

Sa i takon deklaratave për një bashkim shqiptarësh në rast se mbetemi jashtë familjes europiane, për Bytyçin konsiderohet thjesht një tentativë e kotë për presion që i vlen më shumë këtyre zyrtarëve për rritjen e elektoratit të brendshëm.

Burimi: Klan Plus

Gazetare: Joniada Koçi