Varianti i ri është përhapur në të gjitha provincat në vend

Një variant i ri Covid i zbuluar në Afrikën e Jugut ka mbushur titujt kryesorë të disa nga mediave më prestigjioze në të gjithë botën  megjithëse ka  një normë relativisht të ulët.

Varianti i ri, i njohur si C.1.2 u zbulua për herë të parë në Maj por Delta mban fronin e variantit më dominues që është përhapur në Afrikën e Jugut dhe në botë. Ky variant përmban mutacione të shumta, por ende nuk mund të thuhet sa ngjitës mund të jetë ai dhe sa është në gjendje të sfidojë imunitetin e siguruar nga vaksinat.

Për Organizatën  Botërore të  Shëndetësisë është  ende shumë  herët  për ta përcaktuar atë si shqetësues.

OBSH aktualisht ka klasifikuar katër variante si shqetësuese të cilat janë më të transmetueshme: Alfa Beta, Gama dhe Delta.

Variantet e Covid-19 shfaqen gjatë gjithë kohës dhe shumë prej tyre zhduken para se të bëhen një problem i vërtetë. Shumë variante të viruseve janë shumë të brishtë. Afrika e Jugut ishte vendi i parë që zbuloi variantin Beta, një nga variantet e tjera shqetësuese .Disa ekspertë thonë se shfaqja e këtij varianti të ri tregon se pandemia nuk ka mbaruar dhe se virusi po përpiqet të gjejë mënyra të tjera për të qëndruar më gjatë pranë nesh.

Ndërkohë, fushata e vaksinimit në  Afrikën e Jugut ka ecur me ritëm të ngadaltë, pasi deri më tani vetëm 14% të popullsisë së saj të rritur është vaksinuar.

Klan News