Pritet shpërthim vullkanik, evakuohen banorët

Në zonat jug-perëndimore të Islandës, këto ditë toka ka nisur të çahet.

Këto pamje janë fimuar në qytezën bregdetare Grindavik ku shumë rrugë janë bërë të pakalueshme nga këto çarje, prej të cilave shpeshherë del edhe avull.

Autoritetet presin një shpërthim të madh vullkanik, nisur edhe nga më shumë se mijëra lëkundje që po godasin këtë zonë prej fundjavës. Aktiviteti më i lartë u duk të hënën, ku u numëruan më shumë se 500 lëkundje. Mijëra banorë janë evakuuar nga Grindaviku, ndërsa hyrja është e ndaluar. Shumë ndërtesa kanë pësuar dëme.

Qyteza ndodhet rreth 40 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Rejkjavik. Ekspertët thonë se i gjithë aktiviteti e ka epiqendrën tek vullkani Fagradalsfjall, ku ka pasur aktivitet përgjatë 800 viteve të fundit dhe ku hera e fundit që ka shpërthyer ka qenë në 2021.

Tv Klan