Çaji dhe kafja janë 2 pijet më të njohurat në botë për një kohë shumë të gjatë. Por a fshihet diçka tjetër pas zgjedhjes sonë apo është thjesht çështje shijesh. Këtë zbulojeni më poshtë:

Ekstrovertët preferojnë çajin.

Sipas rezultateve të sondazhit të kryer në SHBA nga OnePoll, ekstrovertët dhe ambivertet (ata në mes të spektrit introvert-ekstrovert) priren të jenë adhurues të çajit, ndërsa introvertët kanë më shumë gjasa të pinë kafe.

Adhuruesit e kafesë janë personat që rrezikojnë.

Ky studim zbuloi se konsumi i kafesë është i lidhur me “kërkimin e ndjeshmërisë, impulsivitetin dhe prirjen për të rrezikuar”, që do të thotë se që nuk bëjnë dot pa këtë pije, ka më shumë të ngjarë të shijojnë aktivitete si sportet ekstreme dhe të kërkojnë përvoja të reja më shpesh.

Ata që konsumojnë më shumë çajin flenë më mirë.

Rezultatet e sondazhit tregojnë se ata që preferojnë çajin identifikohen si “ata që flenë mesatarisht”. Ndërsa njerëzit që preferojnë kafen, kanë probleme me gjumin.

Adhuruesit e çajit pëlqejnë më shumë ëmbëlsirat

Sipas këtij sondazhi, të anketuarit që preferonin çajin kishin më shumë gjasa të shtonin sheqer në të, ndërsa pirësit e kafesë e shijojnë pijen e tyre pa sheqer.

Adhuruesit e kafesë janë adhurues të qenve.

Kur u pyetën nëse ata kanë një mace apo një qen, më shumë adhurues të kafesë zgjodhën qentë, dhe ata që preferojnë çajin kishin më shumë gjasa të preferonin macet.

Njerëzit që konsumojnë çaj priren të jenë më krijues.

Sipas këtij studimi, çaji na ndihmon të jemi më kreativë dhe e bën më të lehtë krijimin e ideve të reja. Në të njëjtën kohë, një tjetër studim zbuloi se pavarësisht se nuk ka një ndikim pozitiv në krijimtarinë, kafeja i bën aftësitë tuaja për zgjidhjen e problemeve shumë më të mprehta.

Adhuruesit e kafesë janë më të stresuar, por më pak të dëshpëruar.

Ky studim tregoi se sa më shumë punë që duhet të bëjnë studentët gjatë semestrit, aq më shumë kafe konsumojnë. Duke qenë se kafeina është një substancë stimuluese, kjo nuk është rastësi. Sidoqoftë, ka një anë pozitive për ata që pinë kafe: u zbulua se, midis atyre që e pinë atë shpesh, nivelet e depresionit ishin 32% më të ulëta se tek njerëzit që nuk e pinë. /tvklan.al