Këshillat e “fundit”: Shërbejnë për të mbajtur nën kontroll diabetin

Konsumimi i kafesë dhe çajit jeshil shton jetën e pacientëve me diabet. Madje konsumi i kombinuar i tyre, ku përfshihen 4 filxhanë çaji jeshil dhe 2 kafe në ditë redukton rrezikun e vdekjes tek njeriu me 63%, cilado patologji qoftë në organizëm.

Ky është konkluzioni i një studimi japonez mbi 4923 diabetikë, gjendja e të cilëve është mbikëqyrur për 5 vjet më radhë. Sipas ekipit të ekspertëve, personat që vuajnë nga diabeti kanë një cilësi dhe pritshmëri jete më negative e të rrezikshëm në krahasim më moshatarët e shëndetshëm, pasi sëmundja shkakton komplikime të rënda kardiovaskulare.

Gjithashtu në bazë të kërkimeve rezulton se diabetikët kanë edhe një rrezik të shtuar për tu prekur nga tumore dhe shqetësime mendore si demenca.

Ka vëzhgimi rezultoi se mënyra e të ushqyerit ndikon tej mase, por ajo që doli në pah ishte se ata që konsumonin më shumë çaj jeshil dhe kafe gjatë ditës, kishin vdekshmëri shumë më të ulët sesa pacientët e tjerë. Në fund të studimit, 309 pacientë humbë jetën gjatë harkut kohor prej 5 vjetësh, nga këta 114 nga tumoret e zhvilluara, dhe 76 nga sëmundje të zemrës.

Ndërsa ata pacientë që konsumonin në mënyrë të kombinuar edhe kafe edhe çaj jeshil, sa më shumë i konsumonin, aq më të ulët e kishin rrezikun fatal. Sipas mjekëve, sekreti mund të jetë tek mekanizmi mbrojtës që kanë si çaji jeshil ashtu edhe kafja, të pasura me antioksidantë dhe molekula të tjera aktive me efekte mjaft pozitive mbi shëndetin.

Klan Plus