Edhe këtë të hënë nuk kanë munguar përplasjet në “Opinion”. Shkak u bë një deklaratë e Ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i cili gjatë lidhjes direkte tha se “pluralizmi politik nuk nënkupton pjesëmarrje aktuale të grupeve politike në zgjedhje, por garantimin e të gjitha mundësive që subjektet politike të marrin pjesë në zgjedhje”. Pikërisht kjo solli një reagim të ashpër nga analisti Mark Marku.

Mark Marku: Ai po thotë që zgjedhjet në një vend… një shtet normal nuk garanton pluralizmin, pjesëmarrjen e njerëzve në votime, nuk e ka garantuar shteti i Gent Cakajt.

Gent Cakaj: Zotëri nuk guxon të keqinterpretosh deklarate për qëllime meskine politike.

Mark Marku: Nuk ke çfarë të diskutosh fare, po flet budallallëqe, nuk ke turp.

Gent Cakaj: Zoti Fevziu unë jam këtu që të sillem me edukatë dhe profesionalizëm.

Mark Marku: Po ta lesh me recituar ngatërrohet ai. Ai po reciton, por ngatërrohet kur e le gjatë. Zotëri nuk të njoh fare as si ministër as si shtet ty, s’më le me votuar. Nuk të njoh, pikë. Më lind e drejta të mos njoh asnjë ministër të këtij shteti, as Kryeministrin, as policin./tvklan.al