Ministri në

Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj prezantoi në Këshillin e

Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, kuadrin paraprak të prioriteteve të Kryesisë

Shqiptare për vitin 2020.

Në  dimensionin politiko-ushtarak, prioritet do

të jetë parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, ku vëmendje të veçantë do të

kenë kriza në Ukrainë dhe përreth saj, trajtimi i mëtejshëm i konfliktit në

Nagorni-Karabak dhe adresimi i pasojave të konfliktit në Gjeorgji.

Në  dimensionin ekonomiko-mjedisor, Cakaj tha se

do të ketë vëmendje të veçantë lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i

mirëqeverisjes në shërbim të zhvillimit të përgjithshëm; ruajtja e mjedisit

prej krimeve transnacionale dhe stimulimi i balancës midis pastërtisë mjedisore

dhe politikave zhvillimore.

Ndërsa në

dimensionin njerëzor dhe të lirive themelore, sipas ministrit te jashtëm do të

jenë prioritare promovimi i tolerancës dhe mosdiskriminimit në të gjithë

hapësirën e OSBE-së dhe afirmimi i të drejtave të njeriut dhe lirive

themelore./ABC News Albania 24/7