Cakaj: Shtyrja e negociatave nuk është lajm inkurajues për Shqipërinë

Cakaj: Shtyrja e negociatave nuk është lajm inkurajues për Shqipërinë

20:00 18/06/2019

Ministri në detyrë Gent Cakaj në një deklaratë për mediat deklaroi se shtyrja e vendimmarrjes për në muajin Tetor për çeljen e negociatave nuk është një lajm inkurajues për Shqipërinë.

“Shtyrja e vendimmarrjes nuk është një lajm inkurajues për Shqipërinë. Shqipëria ka merituar hapjen e negociatave që vitin e shkuar por sidoqoftë që vitin e shkuar Shqipëria ka filluar procesin e screen-it. Që nga viti i shkuar Shqipëria nuk ka humbur asnjë moment në axhendën e saj. Sot më shumë se kurrë në këtë periudhë, përpjekjet tona duhet të shtohen që të sigurojmë një vendim pozitiv në tetor. Shtyrja e vendimmarrjes nuk është as shkas për sjellje të matura politike por as të përkthehet në rënie të energjive reformatore. Shqipëria duhet të vazhdojë në këtë rrugë me përpjekje”.

Gjithashtu Cakaj, the se Shqipëria mbetet shpresë plotë për një vendim pozitiv  në Tetor.

"Shqipëria mbetet shpresëplotë për një vendim pozitiv në muajin Tetor. Shpresa jonë në fakt nuk do të thotë pritje pasive, por duhet të marrë trajtën e një angazhimi aktiv për t’i paraprirë pozitivisht vendimit të Tetorit për hapjen e negociatave për anëtarësim"./tvklan.al
Të ngjashme
Kolegji Profesional AKSHI