Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gent Cakaj do të pritet në Prishtinë nga homologu i tij Glauk Konjufca dhe më pas dy ministrat do të zhvillojnë një bisedë të shoqëruar edhe nga delegacionet përkatëse.

Pas takimit mes tyre, Konjufca dhe Cakaj do të dalin në konferencë të përbashkët për shtyp në orën 10:00 në Ministrinë e Jashtme të Kosovës në Prishtinë. /tvklan.al