Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj është takuar këtë të premte me Ambasadorin Richard Grenell në Uashington.

Në një reagim në Facebook, ai sqaron se në fokus të bisedës së tyre zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë ka qenë marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shton se nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë për ndarje të Kosovës.

Sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington patëm një takim të shkëlqyer me Ambasadorin Richard Grenell.

Biseduam për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.

Për sqarim: S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të republikës së Kosovës, as shkëmbime territoriale, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e shteteve të bashkuara të Amerikës!

Pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës! Zoti i bekoftë shtetet e bashkuara të Amerikës”. /tvklan.al