Pak ditë përpara se të vizitojë zyrtarisht Tiranën, Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer ka takuar në Washington ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

Cakaj dhe Palmer shkëmbyen mendime në lidhje me zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor. Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme, Palmer vlerësoi rolin e rëndësishëm të Shqipërisë, angazhimet e saj në kuadër të NATO-s, kontributin në disa prej operacioneve dhe aktivitetet më të rëndësishme të NATO-s, si dhe angazhimet në kuadër të kryesisë së OSBE për vitin e ardhshëm.

Palmer do të jetë në 9 Prill në Tiranë, ku pritet të takojë përfaqëues të qeverisë dhe opozitës në përpjekje për zgjidhjen e situatës politike.

Tv Klan