Caktohen drejtuesit e Prokurorive Dibër dhe Mat

Caktohen drejtuesit e Prokurorive Dibër dhe Mat

13:46 16/09/2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh këtë të hënë në nisje të sezonit të ri të punës duke marrë disa vendime.

Në një nga pikat e rendit të ditës në mbledhjen e sotme të KLP ka patur ndërprerjen si e përkohshme të Esmeralda Camit në Prokurorinë Dibër.

Bëhet me dije se me 8 vota pro nga KLP, është caktuar prokurori Rifat Kojku, i cili ka zëvendësuar pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

KLP gjithashtu ka caktuar në pozicionin e Drejtuesit të  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat me 8 vota pro prokurorin Abaz Muça.

Drejtuesi aktual i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, Hysni Vata është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 9 Shtator.

Ndërkohë, Vladimir Mara dhe Esmeralda Cami kanë shprehur interes dhe kanë aplikuar për anëtarë të KLP, pas shkarkimit nga detyra nga KPA të anëtarit Gentian Osmani.

Esmeralda Cami, drejtuese e Prokurorisë Dibër, e cila nuk mund të merrte dosjen 184, pas shpalljes së moskompetencës nga Krimet e Rënda dhe kalimit të saj në Dibër për shkak të konfliktit të interesit.

Ndërsa Vladimir Mara, prokuror i çështjes Tahiri e 339, u skualifikua nga gara për SPAK. Në seancën e sotme kanë munguar dy anëtarë, Nurihan Seiti dhe Bujar Sheshi. Në mbledhje gjithashtu u miratua projekt-akti i vlerësimin në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorin Brahim Dragjoshi si dhe për prokuroren Pranvera Pustina.

Afati i fundit për aplikime në Këshillin e Lartë të Prokurorisë është dita e nesërme, data 17 Shtator. /abcnews.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT