Partia Demokratike do të mbajë zgjedhjet e brendshme për të zgjedhur kryetarin e ri. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, zgjedhjet për kryetarin e ri të PD do të mbahen më 13 Qershor.

Kryesia vendosi që Partia Demokratike duhet të shkojë në zgjedhje pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, në të cilat Partia Socialiste fitoi mandatin e 3 radhazi.

Komisioni për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD do të drejtohet nga Jemin Gjana. Ndërsa Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi në periudhën 16-22 Maj do të bëhet paraqitja e kërkesave për kandidim.

Gjatë diskutimeve në këtë mbledhje, Lulzim Basha idetë brenda demokratëve mund të jenë të ndryshme, por nuk të pranojnë vjedhjen e zgjedhjeve.

“Kemi ide të ndryshme por s’mund të kemi vizione të ndryshme për vjedhjen e zgjedhjeve. Zgjedhjet e 25 Prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizmit. Në PD ka vend për të gjithë, për idetë e gjithësecilit. 25 Prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore. Nëse drejtojmë gishtin në këtë sallë, i japim zë antivlerave të ndërtuara nga ata që kemi përballë”, është shprehur Lulzim Basha.

Ndërkohë, anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli njëri prej zërave brenda PD-së që kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës, i ka kërkuar ballë për ballë kryedemokratit që të japë dorëheqjen.

“Nuk je i pazëvendësueshëm. Jep dorëheqjen e parevokueshme. Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm pa forume”, i është drejtuar Fatbardh Kadilli, Lulzim Bashës. /tvklan.al