Javën e ardhshme pritet që Komisioni Europian dhe komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi të paraqesë strukturën e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Këshillin Europian.

Kështu u shpreh në një postim në Twitter zëdhënësja e BE, Ana Pisoneri.

Pas saj ka reaguar edhe Drejtoresha e BE për Ballkanin dhe shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera, duke shtuar se po punohet për detajet e fundit.

”Jemi duke punuar për detajet e fundit të dokumenteve të rëndësishme që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”. /tvklan.al