Hakan Calhanoglu ka shpalosur objektivat e tij. Në një intervistë të dhënë për “Sportmediaset”, mesfushori turk deklaroi se dëshiron të fitojë Champions League me Interin, por edhe “Topin e Artë”.
Titullin kampion, ai e cilësoi si diçka tjetër të rëndësishme.
“Shpresoj të fitojmë gjithçka këtë sezon. Po përpiqemi të përfaqësojmë Interin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi një përgjegjësi të madhe. Në Itali kam fituar gjithçka. Objektivi im është Champions League. Ëndrra ime është të arrijmë në finale dhe të marrim trofeun. Ndoshta të fitoj edhe ‘Topin e Artë’. Titulli kampion është një tjetër gjë e rëndësishme”, tha ai.
Calhanoglu foli me superlativa për Kristjan Asllanin, për të cilin tha se është talent i jashtëzakonshëm dhe meriton më shumë minuta.
“Asllani ka një talent të jashtëzakonshëm, ka cilësitë për të luajtur te Interi. Sigurisht që nuk është e lehtë për të, por po e ndihmojmë, ai meriton më shumë. Kur ka pasur hapësirë, ka bërë punën e tij. Duhet të vazhdojë kështu”, deklaroi Calhanoglu.
/tvklan.al