Peshëngritësi: Sot ngrita kilogramët që u shpalla kampion vjet

Pas dëmtimit që pësoi para Europianit të zhvilluar në Tiranë, Briken Çalja është kthyer në formën e mëparshme. Rreth 2 javë para garës në Botërorin që do të mbahet në Kolumbi, Çalja ngriti në shkëputje 156 kilogramë aq sa vitin e kaluar kur fitoi të artën në këtë stil.

“Janë fiks kilogramët e 1 viti më parë kur jamë shpallur kampion bote dhe shpresoj e besoj që të jem të top pesëshe dhe pse jo të shpallem kampion bote”.

Trajneri i tij Gerald Toska pret akoma më shumë kilogramë në shtangë.

“Kjo për ne ishte një motiv për të vazhduar dhe për të shtuar kilogramë dhe shpresoj që të sjellim medalje sërish”.

Briken Çalja do të marrë pjesë në peshën deri 73 kilogramë dhe së bashku me Erkand Qerimajn janë përfaqësuesit e Shqipërisë në këtë Botëror që vlen edhe për kualifikimin në Paris 2024.

“I kemi si ujë të pakët për t’i çuar në Lojërat Olimpike”.

Kampionati Botëror i peshëngritjes do të mbahet nga 5 deri më 16 Dhjetor në Bogota.

Tv Klan