Çalja synon medaljen olimpike



Çalja synon medaljen olimpike

08:20 27/09/2019

Peshëngritësi: Kam besim se do jem në podium

Pas medaljes së bronzit në stilin e shkëputjes në botëror, Briken Çalja synon edhe atë olimpike. Peshëngritësi shqiptar tha se është një objektiv i arritshëm.

“Do të sjell edhe medaljen olimpike, ky është synimi.”

29-vjeçari u rendit i pesti në dygarësh në peshën deri 73 kilogramë, por sipas trajnerit Sokol Bishanaku, peshëngritësi i tij kishte mundësi të arrinte një rezultat më të lartë.

“Mund të kishte marrë edhe medalje argjendi dhe tentuam edhe rekordin Europian.”

Për peshëngritësit e tjerë ka ende shanse që të sigurojnë pikët e nevojshme për pjesëmarrje në Tokio 2020.

“Peshëngritësit e tjerë që pretendojnë do të shkojnë në turne për të marrë pikët olimpike”, tha Theodhor Masllavica, President i Federatës së Peshëngritjes.

Lojërat Olimpike verore do të mbahen nga 24 korriku deri 9 gusht.

Tv Klan







Të ngjashme