Ligji nuk i lejon biznese të tilla në objekte banimi

Përveç bareve dhe transportit publik, edhe Call Center-at janë vatra të rrezikshme për përhapjen e Covid-19. Disa janë ngritur në ambiente biznesi të përshtatshme. Por problem kryesor janë edhe Call Center-at nëpër pallate. Dhjetëra, në mos qindra punonjës, përdorin të njëjtat ambiente me banorët. Të njëjtat shkallë apo të njëjtin ashensor.

“Kjo derë shërben si hyrje për banorët e këtij pallati, e po ashtu edhe si hyrje për punonjësit e një Call Centeri në kat të dytë”.

Këto janë pallate në të cilat jetojnë familje, me fëmijë e të moshuar. Ligji e thotë qartë: Në vendimin e rregullores së administrimit të bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit thuhet se biznese të tilla nuk lejohen në këto objekte banimi.

Për shkak të mosrespektimit të masave anticovid deri tani, Inspektorati Shëndetësor Shtetëror ka vendosur 12 masa ndaj Call Center-ave. Për 9 prej tyre është marrë masa administrative me gjobë, ndërsa për 3 të tjera vendimi për pezullim aktiviteti.

Në valën e parë të pandemisë disa prej tyre u mbyllen. Ndërsa teksa pandemia dikton masa të reja, autoritetet duket se i kanë harruar këto vatra të nxehta të përhapjes se virusit vdekjeprurës.

Tv Klan