Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj, Benji Madden, po përjetojnë periudhën më të lumtur të jetës së tyre pasi janë bërë prindër për herë të parë.

Aktorja e njohur zbuloi lajmin e gëzuar përmes llogarisë së saj në Instagramn. Diaz, 47 vjeç, lindi një vajzë të shëndetshme dhe jeton momente unike të lumturisë. Ajo e mbajti sekret shtatzëninë, pasi dëshironte të ndante kohën më të embël të jetës së saj vetëm me njerëzit shumë të afërt.

“Gëzuar Vitin e Ri nga familja Maddens! Ne jemi kaq të lumtur dhe të bekuar që filluam këtë dekadë të re duke njoftuar lindjen e vajzës sonë, Raddix Madden. Ajo i vodhi zemrat tona menjëherë dhe plotësoi familjen. Ndërsa ne jemi tejet të lumtur që ndajmë këtë lajm, gjithashtu kemi një instinkt të fortë për të mbrojtur privatësinë e të voglës. Kështu që ne nuk do të postojmë fotografi dhe nuk do të ndajmë detaje, përveç faktit se ajo është e adhurueshme! “

Cameron Diaz dhe Benji Madden janë përpjekur prej vitesh të kenë një fëmijë dhe më në fund e plotësuan endrën. /tvklan.al