Aktorja rrëfen se karriera nuk i linte kohë për jetën personale

Film pas filmi, orë të gjata në punë, shumë udhëtime, famë, para dhe shkëlqim, por Hollyëood-i nuk i kishte lënë hapësirë për jetën personale. Cameron Diaz thotë se gjeti paqen vetëm pasi hoqi dorë nga aktrimi.

Sot 46 vjeç, bashkëshorte dhe nënë, Diaz rrëfen për kolegen Guineth Paltrow se vendimi erdhi me pjekurinë, kur kuptoi se karriera nuk ishte gjithçka dhe se jeta ka dimensione të ndryshme.

E nominuar për katër Golden Globes gjatë një karriere 20-vjeçare dhe e njohur me se shumti për rolet në filmin “The Mask” (1994), “There’s Something About Mary” (1998) dhe “Vanilla Sky” (2001), ish-aktorja shprehet se nuk është penduar dhe se më në fund ka gjetur kohë për veten.

Diaz ka publikuar dy libra dhe aktualisht bën një jetë të qetë larg presionit të të qenit person publik dhe i famshëm.

Tv Klan