isis

Video e re e Shtetit Islamik, ku ekzekutohen pesë persona dhe kërcënohet për pushtimin e Britanisë së madhe nga militantët, është thjesht mjet propagande për Kryeministrin britanik.

Zëdhënësja e David Cameron tha se pamjet duhet janë kujtesë për barbaritë e Shtetit Islamik. Shërbimet sekrete britanike po shqyrtojnë pamjet ku shfaqet një person, i etiketuar nga mediat si “Xhihadisti i ri Xhon” për theksin e tij anglez dhe një djalë pesëvjecar, i cili betohet se do t’i vrasë të gjithë. Në videon që zgjat 10 minuta dëgjohen kërcënime për qeverinë britanike, pas fushatës së bombardimeve ne Siri.

Pesë persona, të akuzuar si spiunë për llogari të Britanisë së Madhe, me veshje portokalli qëllohen jo me thika, por me pistoletë. Përpara ekzekutimit të tyre, i ashtuquajturi “xhihadisti i ri Xhon” thotë se ky është mesazhi për Dejvid Cameron, skllavin e Shtëpisë së Bardhë.

Video vjen gati dy muaj nga ekzekutimi të Mohamed Emvazit, Xhihadistit Xhon, i cili u vra pas një sulm me dron në Siri. Të paktën 700 britanikë i janë bashkuar Shtetit Islamik, që ngriti kalifatin në vitin 2014 në Siri dhe Irak- ndërsa gjysma e tyre tashmë janë kthyer në Britaninë e Madhe.

Tv Klan