Candice

Candice Swanepoel shfaqet e magjishme teksa risjell në vëmendjen e të gjithëve ikonën e bukurisë Marilyn Monroe.

Supermodelja Afrikano – Jugore është imazhi i fushatës më të fundit të “Max Factor”.

Flokë bjondë, buzë të kuqe e sy prej “maceje”, 26 – vjeçarja Candice ka realizuar një set fotografik tepër të veçantë.

Siç raporton DailyMail, vetë kompania e produkteve kozmetike “Max Factor”, që feston 80 – vjetorin, ka zgjedhur që të portretizojë yllin Marilyn Monroe, pasi kjo e fundit u trasformua pikërisht nga produktet e kësaj kompanie në 1938. /tvklan.al