Pyetja se kush janë gjobëvënësit e pronave në jug të vendit solli debat mes Arian Çanit dhe analistit Arjan Curi mbrëmjen e kësaj të premteje në Zonë e Lirë. Predispozita e Curit për të përmendur emra, solli reagimin gati-gati të ashpër të Çanit, i cili tha se në studion e tij mund të përmenden emra viktimash, por jo gjobëvënësish. Çani i kujtoi Curit ku jeton dhe se në një “vend të mbushur me ujqër dhe me gjobëvënës”, nuk e mbron njeri.

Adriatik Lapaj: Në punën time të përditshme si avokat, përballem me ZRPP-të edhe në jug të vendit kryesisht, e di ç’më ndodh? Këta kanë filluar vendosin masa kufizimi në bazë të nenit 27 të ligjit 111 të vitit 2018. Ke një pronë ti, e ke marrë si ish-pronar? Të vendosin masa kufizimi, ta bllokon shteti vetë. Sipas ligjit, masa mund të mbahet 30 ditë, jo më shumë. Në momentin që kalon 30 ditë, ZRPP-ja ose organi shtetëror që ka kërkuar vendosjen e masës, ose duhet ta çojë çështjen në gjykatë dhe të marrë sigurim padie, që do të thotë ta bllokojë me vendim gjykate përkohësisht, ose masa duhet të bjerë. E di ç’bëjnë këta?

Arian Çani: Po pse e bëjnë këtë punë se nuk e kuptova? Cili është qëllimi?

Adriatik Lapaj: Ti ke marrë 100 hektarë tokë në Ksamil ta zëmë, në Himarë, ta bllokojnë pronën, vijnë taksidarët nga Tirana, të thonë, do na japësh kaq hektarë tokë, apo ta bllokojmë pronën. Jo i thua ti, nuk ti jap. Ta bllokojnë pronën.

Arian Çani: Po si e bllokojnë pra me ligj?

Adriatik Lapaj: Ta bëjnë me vendim të ZRPP-së po të them.

Arian Çani: Po pra, e mbështesin në një ligj apo jo?

Adriatik Lapaj: Po ligji thotë 30 ditë…

Arian Çani: Po me ligj është… ore, po Hitleri nuk erdhi pa vota në pushtet.

Adriatik Lapaj: O Çan 30 ditë thotë ligji, pas 30 ditësh duhet të bjerë masa nëse nuk ka një vendim gjykate.

Arian Çani: Po këta çfarë bëjnë?

Adriatik Lapaj: E lenë masën thonë ti ik në gjykatë dhe kundërshto masën. Shkon në Gjykatën Administrative ti, fiton në Shkallë të Parë, kalojnë nja 4 vjet derisa sa del Apeli në Administrative të Apelit, se një është në gjithë Shqipërinë. E fitove ti? Bie masa nga SHK-ja, shkon prap ti. Pas 2 muajsh prap masë këta. Ik prap në gjykatë dhe 4 vjet.

Arian Çani: Po pse e bëjnë këtë punë?

Adriatik Lapaj: Me të të nxirë jetën që të mos e zhvillosh pronën tënde, që ke marrë, pronën e gjyshit, babait…

Arian Çani: Po kush do të përfitojë nga ajo pronë ndërkohë?

Adriatik Lapaj: Po të vijnë të venë gjobë pra, ose më jep kaq hektarë, ose më jep lekë, ose unë të vendos masë.

Artan Lame: Jo jo të lutem, kjo është akuzë…

Adriatik Lapaj: Unë t’i them me emra! Familja Premtja, familja Çiniu…

Artan Lame: Jo, jo, jo… Më thuaj emrat e gjobëvënësve?

Adriatik Lapaj: Po ti them more, ik e hetoi këto që them unë.

Arjan Curi: Drejtorin e Sarandës më e ka…

Arian Çani: Emra gjobëvënësish? Jo, jo…

Arjan Curi: Po hajde ikim, nëse nuk i do me emra pra.

Arian Çani: Je në terezi, pse ti mendon se do të ndryshoj unë Shqipërinë? As më rruhet fare…

Arjan Curi: Po hajde ikim pra.

Arian Çani: Unë të përmend gjobëvënës këtu?

Arjan Curi: Po pse jo?

Arian Çani: Ou… Përmendi ti diku tjetër, këtu jo njëherë, në këtë studio jo.

Arjan Curi: Po më i përmend unë..

Arian Çani: Jo nuk dua. Emra viktimash po, po emra gjobëvënësish jo. Më vjen keq Curi, ti je dhe djalë i zgjuar.

Arjan Curi: Po i ka vartës ky mo.

Arian Çani: Po pse ku jeton këtu? Mos të mbron njeri ty këtu, në këtë vend. Këtu ligjin e bëjnë ata. Këtu është mbushur me ujqër dhe me gjobëvënës, ti do përmendësh gjobëvënës. A je në terezi apo jo? Gjobëvënësit i përmendin disa të tjerë, në disa studio që shumë shpejt do ikin për lesh. Kujdes!/tvklan.al