Kreu i Kadastër Artan Lame këtë të premte i ftuar në “Zonë e Lirë” është vënë përballë pyetjeve dhe ankesave të qytetarëve për pronat në jug.

Por ndërsa nuk e gjete gjuhën e përbashkët me Arian Çanin, Arjan Curin dhe të ftuarit e tjerë që u bënë pjesë e debatit, Lame tha se do të vinte sërish në studio për të sqaruar ligjin e quajtur 20/20 vetëm me një kusht, nëse do të jetë vetëm në studio.

Çani duke qeshur e quajti diktator, teksa i tha që nuk duhet të jetë vetëm me të në këtë diskutim pasi ai nuk ka informacion për këtë ligj për pronat.

“Kur del një njeri i shtetit që do të sqarojë, prezumohet mashtrues nëse del vetëm, por kur del në debat… Mund të tërhiqesh nga kjo që the të dalësh vetëm se është e rëndë?”, i tha Çani.

“Jo është lutje”, u shpreh Lame.

“Unë vetëm të marr sa herë të duash ti të flasim për gjëra të tjera, vetëm për këtë çështje s’të marr dot. Mos të ishte Curi sot dhe Priamo, pavarësisht se e nënvlerësove… Curi të kapi thembrën e Akilit për 2020…”, u shpreh Çani. /tvklan.al