Sipas moderatorit të emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, qëllimi i Presidentit Ilir Meta është që të bëhet kryetar i PS-së dhe më pas kryeministër i Shqipërisë.

Sipas Çanit është e pamundur që një politikan i moshës së Metës të heqë dorë kaq shpejt nga politika.

E menjëhershme ishte përgjigja e kreut të shtetit, i cili tha se qëllimi parësor i tij është që t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve.

Arian Çani: Zoti Meta më fal, me gjithë respektin për postin e Presidentit që unë jam i pari që do t’ju respektoj dhe t’ju lë të flisni sa të doni. Pyetja ime është e thjeshtë, pse nuk i thoni shqiptarëve të vërtetën, meqë keni hapur gjërat në tavolinë, dhe kjo gjë më pëlqen.

Ilir Meta: Përderisa ka dalë hapur, do të vjedhë zgjedhjet, unë jam pakicë do i vjedh, ka mbaruar filmi.

Arian Çani: Një gjë pse nuk ia thua?

Ilir Meta: Po?

Arian Çani: Pse nuk tregon qëllimin e vërtetë tëndin Ilir Meta?

Ilir Meta: Kush është qëllimi?

Arian Çani: Që një ditë të marrësh PS-në dhe të bëhesh kryeministër i Shqipërisë. Pse nuk e tregon këtë gjë? Pse? Sepse unë kam një bindje prej vitesh që në fakt.

Ilir Meta: Ti po thua që unë të bëj gjithë këto marrëzira që të marr PS-në? Atje e kisha, ma solli ai tjetri, më bëj qeverinë, ma sill mua. Shqipëria në Europë, kjo më duhet mua. PS-në, LSI-në, unë e kam parë si një instrument për këtë gjë.

Arian Çani: Është e pamundur për një lider politik fiks si ju që tashmë të jeni president që të më thoni në moshën , nuk i keni bërë ende 52 vjeç që unë kaq e kisha, jam President deri në 2021-shit, ëndrra ime është Europa dhe nuk dua t’ia di më. Personi Ilir Meta është ambicioz. Cila është e ardhmja juaj.

Ilir Meta: T’ua them cili është qëllimi im parësor? T’ua kthej Shqipërinë shqiptarëve. Si t’ua kthej? Do t’ja kthej përmes instalimit të referendumit dhe që Kushtetuta në Shqipëri të mos vihet më në diskutim. Ky është raporti im me popullin shqiptar. Pas 25 Prillit për çdo çështje do të ketë referendum./tvklan.al