Gazetari Arian Çani ka folur këtë të dielë për zgjedhjet në vend, ndërsa ka theksuar se është ende i paqartë duke qenë se deri tani nuk ka shumë të dhëna.

“Në këto momente nuk mund të them asgjë sepse është një orë hibirte, mendoj që po të ishim pak më vonë do të mund të thoja diçka më shumë. Nuk ka shumë të dhëna”, u shpreh Çani.

I pyetur për deklaratën e kryeministrit Rama për dorëheqjen në rast se nuk fiton 71 mandate, Çani ka thënë që nuk e beson këtë gjë, duke ditur se në Shqipëri nuk votohet lirshëm.

Pyetje: Si e komentoni deklaratën e kryeministrit Rama që do të dorëhiqet nëse nuk merri 71 mandate?

Nuk besoj se do japi dorëheqjen, për mua ai mashtron, gënjen. Ai do rrijë atje me shpresën që shumë shpejt do të rikthehet. Unë nuk do dëshiroja që t’i merrte, unë personalisht. Por duke ditur se në Shqipëri nuk votohet lirshëm, manipulohen aq sa duhet votat”, tha Çani./tvklan.al