

Cannabis në vend antibiotikëve për pulat
Cannabis në vend antibiotikëve për pulat në rritje masive. Një grup fermerësh në bashkëpunim me Universitetin Chiang Mai ka realizuar tashmë një eksperiment që nuk është aspak i zakonshëm. Në një pulari, i kanë injektuar 1 mijë pulave pikërisht një dozë cannabis, në mënyra të ndryshme, në formë gjethe, lëngu dhe injektimi, duke zëvendësuar kështu antibiotikët.
Doza e përdorur ishte aq sa duhej, janë shprehur studiuesit, pa ekzagjeruar dhe i përmirësoi imunitetin dhe pa efekte negative në organizëm. Deri tani pulat nuk janë prekur më nga asnjë infeksion. Vendimi për këtë eksperiment u mor pas një epidemie Bronchitis të shpendëve që i kishte infektuar të gjithë, pavarësisht se ishin trajtuar me doza antibiotikësh.
Sipas ekspertëve, që pavarësisht se s’janë ende shumë të qartë mbi arsyet e efekteve pozitive, Cannabisi mund të ketë stimuluar shëndetin dhe imunitetin intestinal, duke përmirësuar gjendjen e përgjithshme dhe përballjen e organizimit me sëmundjet. Megjithatë puna kërkimore është ende në fazën fillestare dhe do të vijojë për konfirmime të tjera.
Klan News