Ideale për stinën e nxehtë, ditët me diell, e përsosur per piknik, pushime apo udhëtime jashtë qytetit. Çantat e kashtës janë trendi i Verë 2020.

Dhe jo rastësisht ishte shumë e pranishme në pasarelat e koleksioneve Pranverë-Verë të këtij viti në të gjitha dimensionet, duke nisur nga të vogla, mesatare dhe maksi, siç njihen çantat super të mëdha.

Kombinimi i saj nuk është çështje. Ngjyrat e ngrohta si bezhë, grurë, kombinuar me dizajne druri, e bëjnë ideale për çdo veshje.

Shpesh ngjajnë me shportat e endura nga artizanët, janë tejet praktike dhe të lehta, e përshtatshme për çdo moment të ditës, duke i dhënë veshjes tuaj një shije ekzotike.

Tv Klan