Të realizuara nga Hermes, Louis Vuitton e Chanel pritet të arrijnë vlerën mbi 100 mijë Dollarë
Një sërë çantash të realizuara nga shtëpitë më të mëdha të modës si Hermes, Louis Vuitton e Chanel kanë dalë në një ankand të Sotheby’s në Nju Jork.
Vlera e tyre mund të arrijë në mbi 100 mijë Dollarë. Çantat e dorës vijnë me një gamë të gjerë ngjyrash. Më të veçantat janë ato të realizuara nga Hermes, vlera e së cilës në treg arrin në 10 mijë Dollarë.
Por këtë herë një Hermes Birkin në këtë ankand vjen më një ngjyrë të mahnitshme, e argjendyë metalike.
“Metallic Silver Birkin 30 është një nga çantat tona më të veçanta. Një çantë e tillë për herë të fundit u shit në një ankand në Hong Kong për vlerën 136 mijë Dollarë, çanta e lëkurës më e shtrenjtë Birkin e shitur ndonjëherë. Por kjo çantë e argjendtë është shumë e rrallë. Është bërë vetëm në sasi shumë të kufizuar. Unë mendoj se gjëja tjetër që e bën atë super tërheqëse është veshja e argjendtë”.
Hermes ka një reputacion më të qëndrueshëm në industrinë e mallrave luksoze falë stileve të tij klasike që tërheqin blerësit më të vjetër dhe më të pasur, të cilët qëndrojnë stoik edhe ndaj krizave ekonomike.
Menaxhimi i kujdesshëm i prodhimeve dhe aksioneve ka ndihmuar në ruajtjen e atmosferës së ekskluzivitetit të etiketës. Veçanërisht çantat e dorës Birkin gjenerojnë vlera marramendëse qoftë në dyqane kur shiten apo edhe kur ato publikohen në ankande.
:Një nga pikat e forta është sepse sasitë e Hermès janë kaq të kufizuara, veçanërisht Birkins dhe Kellys. Shumica e klientëve me siguri duan më shumë se dy në vit, dhe kjo është arsyeja pse e bën tregun tonë kaq të fortë. Gjëja tjetër është se klientët duan ngjyra shumë specifike. Ne marrim çanta të mahnitshme nga klientët ata shpeshherë edhe në dyqane kur vijnë na prezantojnë madhësi dhe ngjyra nga më të veçantat”.
Një tjetër çantë Hermes përfshin një Himalaya Kelly 32, e cila mund të arrijë vlerën në ankand 75,000 dhe 95,000 dollarë në ankand. Çanta e dorës Kelly është një model i dizajnuar në vitet 1920 për nder të aktores Grace Kelly.
“Një nga gjërat që është me të vërtetë unike për Himalaya Kelly 32 është lëkura dhe procesi i realizimit të këtyre çantave e cila kërkon një proces shumë të gjatë. Është diçka që koleksionistët e Hermès e konsiderojnë unike sepse çdo çantë është në të vërtetë shumë specifike”.
Himalaya Kelly 32 janë një nga çantat më të kërkuara në treg. Shumica e këtyre çantave në treg arrijnë edhe vlera marramendëse 150,000 dollarë deri në 250,000 dollarë për shkak të materialit që janë bërë, ngjyrave dhe formës. Shitja e Sotheby’s “Hand bag s & Açessories” pritet të mbyllet në fund të këtij muaji.
Tv Klan