Mbajnë vetëm një buzëkuq apo një kartë krediti

Që çantat nuk kanë lidhje me nevojat e vërteton çdo vajzë, por modelet e  kësaj vere janë dëshmitare se ky aksesor ka të beje vetëm me lukun.

Janë super të vogla, të përshtatshme vetëm për një buzëkuq, apo nje kartë krediti, por në mënyrë absolute nuk mund të mbajë një smartphone.

Por fantazia pa limit në dizejnimin e tyre i jep veshjes freski, ngjyra duke e bërë pamjen më lozonjarë.

Shumë të dashura nga blogeret, nga Instagrami çantat mikroskopike mbushën edhe pasarelat në koleksionet e Pranverë-Verë 2020.

Tv Klan