Në orët e para të mëngjesit në një zonë malore në vendin Mavrovunio në Janinë, në kuadër në një operacioni të zhvilluar nga forcat e Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Janinës, mëngjesin e kësaj të enjteje u arrestuan dy shqiptarë, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Dy shqiptarët me iniciale M.L nga Durrësi dhe A.M nga Mirdita, u kapën gjatë kohës që po transportonin dy çanta me 24 pako me kanabis, me peshë totale 38 kg dhe 350 g. Autoritetet greke shpallën gjithashtu në kërkim edhe një bashkëpunëtor të tyre, i cili u largua në zonën e pyllëzuar.

Nga verifikimi rezultoi se për dy shqiptarët e arrestuar kishte urdhra dëbimi nga Greqia./tvklan.al