Çantat prej kashte, aksesori i kësaj vere

Çantat prej kashte, aksesori i kësaj vere

21:22 11/08/2019

Këto janë ditët e nxehta që i kemi pritur aq shumë dhe ku më mirë se në plazh ku mund t`i kalojmë.

Aksesorët janë qershia mbi tortë për një pamje trendy në plazh dhe në asnjë mënyrë nuk mund t`i anashkalojmë.

Dhe cili është aksesori më i rëndësishëm ku mund të fusim gjithçka? Është pikërisht çanta! Tendencat e çantave të plazhit këtë vit janë mbresëlënëse.

Çantat  prej kashte janë ato që po dominojnë më së shumti këtë sezon. Ky element  i jep një pamje shumë verore këtij aksesori. Ato i kemi parë edhe nëpër pasarela të shumta.

Sigurisht që vijnë në përmasa relativisht të mëdha, që të mund të fusim që nga  kremi i plazhit, dhe madje edhe librin tuaj të preferuar.

Për të parën herë çantat e plazhit janë kthyer në aksesorë të përditshmërisë dhe besojeni ose jo, do të dukeni gjithë klas teksa dilni me to rrugëve të qytetit. Shumë verore, shumë praktike dhe mbi të gjitha, shumë trendy.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT