Reperi Capital T, prej disa kohësh është duke punuar për albumin e tij më të fundit, “Sklupturë”. Përmes një postimi në Instagram, ai zbuloi edhe më shumë detaje për këngën e parë të këtij albumi.

Në videon e publikuar, ai shfaqet duke festuar, ashtu sikurse është edhe vetë titulli i këngës.

Duket se pandemia e ka bërë reperin të reflektojë dhe të kuptojë se çfarë dhe kush ka më shumë rëndësi në këtë botë. Prandaj Capital T jep këshillën që çdo ditë të shijohet dhe jetohet si të ishte e fundit.

Viti 2020 më shumë se çdo tjetër na ka mësuar se çka dhe kush ka më shumë rëndësi në këtë botë. Jepi kuptim secilës ditë dhe jetoje çdo ditë si të ishte e fundit. E në ditën time të fundit kisha dashur të isha “TU FESTU”. Kështu siç e ka emrin edhe INTRO ose kënga e parë e albumit SKULPTURE. Gëzuar dhe shijoni jetën”./tvklan.al