Ka mjaftuar vetëm një foto e shpërndarë në Instagram stories dhe të gjitha mediat rozë kanë nisur të shkruajnë për lidhjen e këngëtarit Capital T me modelen Adrola Dushi.

Fillimisht në foton e publikuar ai ka mbuluar fytyrën e vajzës që kishte në krah me një emoji zemre me shigjetë, ndërsa pak orë më parë në një postim tjetër ka zbuluar foton e plotë.

Nuk e dimë ende nëse bëhet fjalë për një lidhje dashurie apo dyshja kanë bashkëpunuar për klipin e ri të këngëtarit?! Për të zbuluar më shumë na mbetet të presim. /tvklan.al