Reperi i njohur, Capital T është kthyer mbrapa në kohë, në vitin 2017, sepse ka ndarë me fansat në rrjetin e tij social Instagram, disa foto nga turi i tij muzikor, “The world is mine”.

Reperi ka zbuluar se në këto ditë izolimi, po i mungon së tepërmi të jetë në skenë pranë fansave, të cilët i konsideron njerëzit e tij.

Gjithashtu Capital T pyet fansat nëse ju ka munguar dhe ku do kishin dëshirë ta shikonin në koncert.

Një kthim mbrapa në kohë. ‘The world is mine tour’ në 2017 me performancë anembanë botës që po ta shohësh duket afër, por në fakt kanë kaluar 3 vite. Po më mungon të jem në skenë e afër njerëzve të mi. A ju ka marrë malli dhe ju të kënaqeni bashkë me mua? Ku ndodheni për momentin dhe ku do kishit dëshirë të më shikonit në koncert”, shkruan këngëtari bashkëngjitur videove të postuara. /tvklan.al