Capital T tregon detaje për koncertin e tij

Capital T tregon detaje për koncertin e tij

22:29 06/09/2019

Reperi Capital T i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka folur edhe për koncertin që do të organizojë më 19 Shtator në sheshin “Nënë Tereza”, i quajtur “Time Capsule”. Koncerti do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” në orën 19:19.

Ai premton se kjo do të jetë një datë e paharrueshme, si në kujtesën e tij ashtu dhe në kujtesën e fansave. 

“Koncerti do të hapet në orën 19:19. Do të ketë shumë bashkëpunëtorë të mi, të ftuar dhe unë do të doja që atë natë publiku ta shijoj koncertin dhe të marrë energjitë e të mos përqendrohet tek celulari e rrjetet sociale”, tha Capital T.

Artisti do të këndojë vetëm këngë të repertorit të tij, por të pranishëm do të jenë edhe bashkëpunëtorë të tij, të cilët preferoi të mos i përmendte.

Pas 10 vitesh karrierë, këngëtari ka menduar se është momenti i duhur për të mbajtur këtë super koncert në Tiranë./tvklan.al

Të ngjashme