Përbërësit:

320 gr pasta calamari

300 gr kungull i zi

100 gr parmixhano

100 gr pomodorini

40 gr gjizë

1 vezë

4 të verdha veze

2 degë trumze

1 lugë sheqer

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht presim përgjysmë domatet qershi dhe i vendosim në një tavë. Në një tas të vogël bëjmë bashkë një lugë kripë dhe një lugë sheqer dhe e hedhim mbi domate, në to shtojmë edhe trumzë dhe i fusim në furrë që të piqen.

Vendosim një tenxhere me ujë dhe pasi të ziejë hedhim makaronat. Në një tigan hedhim vaj ulliri, pak trumzë, dy thelpinj hudhër të grirë imët dhe kungullin po ashtu të prerë në copëza shumë të vogla dhe i skuqim të gjitha bashkë.

Në një mikser vendosim një vezë të plotë dhe katër të verdha, shtojmë djathë të grirë, gjizë, pak trumzë, kripë, piper dhe vaj ulliri dhe i miksojmë të gjitha bashkë. Pasi i kemi miksuar për pak shtojmë në mikser edhe një pjesë nga kungulli i skuqur dhe vazhdojmë i miksojmë derisa të formohet një masë homogjene. Më pas të gjithë përbërjen e hedhim në tigan dhe në të shtojmë edhe makaronat dhe domatet e pjekura dhe i përziejmë në mënyrë që të lidhen. Makaronat i shërbejmë në një pjatë të zezë dhe për dekor mbi to vendosim disa domate të pjekura.

/tvklan.al