Një pjesë e konsiderueshme e fansave gjithmonë kanë shprehur mospëlqimin e tyre ndaj reperes amerikane Cardi B.

Por duket se për këngëtaren këto nuk përbëjnë problem, pasi titulli që ka fituar së fundmi duket sikur i ka dhënë asaj një “pushtet” shumë të madh.

Billboard e ka shpallur atë  si “Woman of the year” (Gruaja e vitit), por shumë fansa kanë pyetur se çfarë ka bërë ajo për të fituar këtë titull kaq të lakmuar. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë reperja nëpërmjet një video në rrjetin social Instagram duke iu referuar  projektit të fundit muzikor që ajo ka publikuar.

“Për të gjithë ju qaramanët që thoni ‘Çfarë? Ajo ka bërë vetëm një këngë. Po, kam bërë një këngë. Dhe ju e dini shumë mirë që ajo ishte e vetmja që u shit më shumë dhe që ishte më e dëgjuara… Ishte ajo këngë që i bëri edhe gjyshet tuaja të kërcenin në TikTok”,  shprehet Cardi B.

Në video ajo del e veshur me një robdishan dhe një shami në kokë, duke treguar se e meritonte titullin nga Billboard. Më pas ka falenderuar vetëm fansat e saj të vërtetë që e kanë mbështetur, kur gjithë bota i ka dalë kundër. “WAP”, është bashkëpunimi i fundit me Megan Thee Stallion i cili numëron miliona klikime në Youtube.

Ndërkaq, reperja kohët e fundit edhe gjatë zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehu pikëpamjet e saj për t’u bërë politikane. Edhe një vit më parë ajo deklaroi se do t’i rikthehet shkollës, për t’i ҫuar deri në fund aspiratat e saj.

Cardi B vendosi të përfundonte marrëdhënien me Offset pasi problemet e këtij të fundit dhe stresi që krijonte tek vajza e vogël po ndikonin për keq. Këngëtarja u martua me reperin në një ceremoni sekrete në vitin 2017.

Klan Plus