Cardi B i dhuron vajzës varëse diamanti për ditëlindje


Cardi B i dhuron vajzës varëse diamanti për ditëlindje

09:00 13/07/2021

Surpriza e radhës për Kulture Kiari pas festës së 3-vjetorit që do ta kishte zili çdokush, ishte një varëse gjigande diamanti nga nëna e saj, Cardi B.

Varësja ka pesë aksesorë të varur në të: një çantë Hermes Birkin, simbolin e Chanel, Miushen Minnie, inicialin “K” dhe një zemër me fjongo. “Babai i saj ma kaloi, por gjithsesi ia dola ta surprizoja vajzën time”, shkroi reperja 28-vjeçare në videon ku vogëlushja po shpaketonte dhuratat.

Kjo nuk është hera e parë që Kulture merr për ditëlindje. Në ditëlindjen e parë, ajo mori një varëse me diamante me vlerë 100.000 dollarë, ndërsa në të dytën zinxhirë floriri për këmbën dhe një orë të veshur me diamante nga Patek Phillippe./tvklan.al







Të ngjashme