Festa e ditëlindjes së vajzës së Cardi B, Kulture Kiari u konsiderua nga ndjekësit si “tejet ekstravagante për një 3-vjeçare”. Dhurata të shtrenjta, një pajton, një festë madhështore ishin vetëm disa nga detajet e ditëlindjes së të voglës së saj.

“Kjo është gjëja më e keqe që një prind mund t’i bëjë fëmijës së tij”, shkroi dikush në Twitter, ndërsa të tjerë mbështetën dëshirën e këngëtares për t’i dhënë vajzës së saj jetën që ajo nuk e pati kurrë.

Sigurisht që Cardi nuk i anashkaloi këto komente dhe ka një përgjigje për to.

Dëgjoni, do t’i përjetoj ëndrrat e mia të fëmijërisë përmes fëmijëve të mi. Po, pse jo? Festa princeshash, lodra pafund, pushime dhe pishina. Vajza ime e adhuron pishinën, ndërsa unë kam qenë vetëm 5 herë kur isha fëmijë. Shije të ndryshme drithërash për mëngjes”.

Por nuk mbaroi me kaq sepse reperja postoi sërish për komentet e mbushura me pakënaqësi ndaj saj.

Ata duan që unë të jem po aq mjerave sa ata. Sërish të njëjtat gjëra. Më pas flasin një javë për të dhe luajnë viktimën a thua se unë iu bëra diçka. Nuk mund t’i tregosh njerëzve këtu sa e lumtur je ndryshe fillojnë të acarohen”.

Me gjithë komentet e shumta kundër saj, shumë ndjekës i dolën në mbrojtje këngëtares duke e përkrahur në deklaratat e saj./tvklan.al