Reperja do të bëhet nënë për herë të dytë, lajmi ishte surprizë për fansat

Familja me tre anëtare e Cardi B dhe Offset  do të zgjerohet së shpejti. Reperja me famë botërore zbuloi barkun e rrumbullakosur gjatë paraqitjes së saj në Bet Aëards, duke konfirmuar se ajo dhe bashkëshorti i saj janë në pritje të fëmijës së dytë.

Këngëtarja u ngjit në skenë me një veshje që ekspozonte barkun e rrumbullakosur. Ajo gjithashtu ndau një postim në rrjetet sociale pas përformancës, të cilin e shoqëroi me mbishkrimin:#2.

Lajmi ishte një surprizë për fransat pasi shtatzënia vjen vetëm pak kohë pasi çifti konfirmoi ribashkimin. Çifti janë prindër të vajzës Kulture Kiari Cephus, e cila lindi në Korrik të 2018-ës.

Klan News