Ish-presidenti Nicolas Sarkozy apelon dënimin, i lirë gjatë procesit

Bashkëshortja e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, këngëtarja e njohur Carla Bruni, ju drejtua mediave sociale për të shprehur zemërimin për dënimin e dhënë nga gjykata për ish-kreun e shtetit.

“Lufta vazhdon”, tha Bruni në Instagram. Bashkëshortit të saj iu dha një dënim prej tre vjet burg, dy prej të cilëve me kusht dhe një për të qëndruar në arrest shtëpie i monitoruar me një byzylyk elektronik. Ai e apeloi menjëherë vendimin dhe juristët presin që procesi të jetë i gjatë. Gjatë kohës që procesit në apel, Sarcozy do të qëndrojë i lirë.

“E vërteta do të dalë, kjo është padrejtësi,” shtoi Bruni.

Ajo u pa rrugëve të Parisit vetëm disa minuta pasi bashkëshorti i saj Nicolas Sarkozy u dënua për korrupsion.

Sarkozy u dënua nga Gjykata e Parisit pas përpjekjeve për të ndikuar tek një gjykatës gjatë kohës që ishte në detyrë. Vendimi që erdhi pas një procesi tre javor, është i fundit i karrierës së turbullt politike të 66-vjeçarit, që shërbeu si president i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012 dhe mbetet shumë popullor brenda radhëve të elektoratit të djathtë.

Dënimi për korrupsion duket se do të prishë planet e rikthimit të frontin e politikës, një ambicie të cilën e ai e ka mohuar vazhdimisht, por është nxitur nga shumë mbështetës para zgjedhjeve të vitit 2022.

Vetëm një ish-president francez, mentori politik i Sarkozy-së, Jacques Chirac, u nxor në gjyq pasi kishte mbaruar mandatin, por u fal pas procesit kundër tij për korrupsion për shkak të problemeve shëndetësore. Chiracu dënua dy vjet me kusht për krijimin e vendeve të fiktive të punës në bashkinë e Parisit për të financuar partinë e tij politike.

Kreu i fundit i shtetit francez që u burgos ishte mareshali Philippe Pétain, një ushtarak i kohës së luftës dhe bashkëpunëtor i nazistëve.

Klan News