Ish-Kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale deklaroi këtë të shtunë se ndaj presidentit rus Vladimir Putin duhet të lëshohet një urdhërarrest ndërkombëtar.

Në një intervistë për gazetën zvicerane Le Temps, Carla Del Ponte tha se Putin është një kriminel lufte. Ajo tha se ishte e tronditur nga përdorimi i varreve masive në Ukrainë, të parë në zona si Mariupol.

Shpresoja të mos shihja më kurrë sërish varreza masive”, tha ajo për gazetën Blick. “Këta njerëz të vdekur kanë familjarë që nuk dinë asgjë për fatin e tyre. Kjo është e papranueshme.”

Carla Del Ponte ishte ajo që mbikëqyri hetimet e krimeve të luftës nga Gjykata e Hagës në Ruandë, Siri dhe ish-Jugosllavi. Sipas saj, nuk ka dyshime që në Ukrainë po kryhen krime lufte./tvklan.al